BotaLajme

Stoltenbergu: Anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n

Pas vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg tha se anëtarësimi i vendit do të forconte NATO-n dhe vetë Finlandën, sipas BBC.

“Nëse Finlanda vendos të aplikojë,  do të mirëpritet krahëhapur në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë,” tha Stoltenberg.

Finlanda nga ana tjetër ka deklaruar se kërkon t’i bashkohet aleancës sa më shpejt të jetë e mundur.

“Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e konsoliduar, një anëtare e Bashkimit Europian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike,” tha Stolternberg. /abcnews

Related Articles

Back to top button
Close
Close