LajmeRajonTopLajm

Stano: Të dyja palët mbajnë përgjegjësi për çdo përshkallëzim në terren

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se të dyja palët, si Kosova edhe Serbia duhet të mbajnë përgjegjësinë e bisedimeve.

Por përpos kësaj, Stano tha se BE-ja ofroi një propozim të cilin Kosova e refuzoi, ndërkaq Serbia e pranoi.

“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, ka thënë Stano.

Ndryshe Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur sot marrëveshje në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, sa i përket targave.

Kjo bëri që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politike të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell “ta lë fajtore Kosovën”, e që sipas tij për këtë do të informohen të gjithë anëtarët./Lajmi.net/

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close