
Respektimi i masave dhe kujdesi i shtuar nga ana e qytetarëve, ka ulur shumë numrin e rasteve të reja me koronavirus në Gostivar. Aktualisht në Repartin Infektiv trajohen vetëm 8 pacinetë dhe përjashtuar njërin prej tyre, të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile.
“Në Repartin Infektiv sot kemi 8 pacientë, prej të cilëve njëri është në mbështetje të përhershme të oksigjenit, tre ka në mbështetje të kohë pas kohshme të oksigjenit. Ndryshe, të gjithë janë përgjithësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, pos pacinetit në mbështetje të përhershme të oksigjenit që ka pasqyrë më të rëndë shëndetësore”, deklaroi Ratko Naumoski, shef i Repartit Infektiv në Gostivar.
Ditën e djeshme, pas një periudhe të gjatë kohore, në Gostivar nuk u regjistrua asnjë rast i ri me Covid 19. Katër pacientë u regjistruan si të shëruar dhe vetëm një i moshuar 78 vjeç humbi jetën. Shefi i Repartit Infektiv në Gostivar, Ratko Naumovski tha se pacienti që ka ndërruar jetë, fillimisht ka qenë mirë, por ditëve të fundit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Dje kishim një të vdekur, mendoj se kishte rreth 80 vjet dhe pozitiv për Covid. Mendoj s eka ndodhur ndonjë komplikim pasi ka vjellë gjak dhe mund të ketë pasur ndonjë infektim tjetër të lukthit dhe Covidi e ka provokuar edhe më shumë përkeqësimin e gjendjes së tij”, deklaroi Ratko Naumoski, shef i Repartit Infektiv në Gostivar.
Mjekët bëjnë thirrje që popullata të vazhdojë me respektimin e masave, pavarësisht stabilizimit të situatës.
“Situata përgjithësisht, realitivisht është e qetë në Gostivar. Shumë është ulur numri i rasteve pozitive. Poashtu edhe tetsimet janë zvogëluar siç informojnë nga Qendra për Shëndet Publik. Ne i gëzohemi kësaj situate dhe apelojë maska të vazhdojë të mbahet, të mbajmë distancë dhe të vazhdohet me mbajtjen e higjienës personale nga ana e popullatës”, deklaroi Ratko Naumoski, shef i Repartit Infektiv në Gostivar.
Aktualisht në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit deh Mavrovë – Rostushë ka rreth 100 raste aktive me koronavirus.



