
Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi i quan primaret e PD një provë demokracie e kaluar me sukses.
Në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, Harxhi tha se Partia Demokratike pas këtij procesi është më e fortë politikisht.
“Kjo është një provë shumë e mirë pas 30 vitesh demokraci në vend. Pavarësisht problemeve, se është hera e parë që ka ndodhur një primare në 70 e ca degë. Është një fitore e madhe sepse është arritur të menaxhohet një primare”.
Ajo theksoi gjithashtu se procesi do të shkojë drejt perfeksionimit në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje nga degët në regjistrimin e simpatizantëve.
“Në aspektin politik PD ëshë më e fortë. Është një sprovë demokracie e pastër për herë të parë në Shqipëri. Ajo që kemi kërkuar, të mos ketë kryetarokraci, por të zgjidhen nga anëtari. Do të duhet të perfeksionohet, të rregullohet, që të mos ketë ndërhyrje nga degët në regjistrimin e simpatizantëve në mënyrë të drejtpërdrejë”, tha ajo.
Edith Harxhi: PD arriti në një moment në të cilin të vendosë një gurë themeli në demokracinë shqiptare. Kjo është një provë shumë e mirë pas 30 vitesh demokraci në vend. Pavarësisht problemeve, se është hera e parë që ka ndodhur një primare në 70 e ca degë. Është një fitore e madhe sepse është arritur të menaxhohet një primare. Ka probleme në këtë proces, ka patur kandidatë që i kanë shprehur, për listat, për regjistrimin e simpatizantët të cilat duhet të adresohen nga komisioni, ka edhe një Gjykatë PD që duhet të trajtojë ankesat. Në aspektin politik PD ëshë më e fortë. Është një sprovë demokracie e pastër për herë të parë në Shqipëri. Ajo që kemi kërkuar, të mos ketë kryetarokraci, por të zgjidhen nga anëtari. Do të duhet të perfeksionohet, të rregullohet, që të mos ketë ndërhyrje nga degët në regjistrimin e simpatizantëve në mënyrë të drejtpërdrejë. Kjo është një provë demokracie dhe PD është e para në të gjitha rajonin që vendos një shembull të tillë demokracie ku gjithçka zgjidhet përmes votës së anëtarëve dhe simpatizantëve“, tha Harxhi.



