KurioziteteLajme

Spektakël në Islandë, shpërthimi i vullkanit mahnit turistët

Një vullkan ka shpërthyer në Islandë, pranë kryeqytetit të Reikjavikut duke nxjerrë shtëllunga me lavë të nxehtë në ajër.

PAMJET / Spektakël në Islandë, shpërthimi i vullkanit mahnit turistët

Fenomeni natyror ndodhi  më pak se 1 kilometër larg malit Fagradalsfjall, vullkani që shpërtheu për më shumë se gjashtë muaj vitin e shkuar.

Kam pritur vite të tëra për të parë lavën. Ishte një synim jete dhe kur mbërrita mbi kodër dhe vendosëm të zbrisnim e të afroheshim, është e rrezikshme dhe e dimë këtë”, u shpreh një turiste që ndoqi ngjarjen.

PAMJET / Spektakël në Islandë, shpërthimi i vullkanit mahnit turistët

Vullkani ndodhet në Meradalir, një luginë ku nuk jetojnë njerëz, por kjo nuk i ndaloi turistët të dyndeshin drejt spektaklit. “M’u desh të ulesha dhe u përlota sepse është kaq e bukur dhe emocionuese”, përmbyll turistja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close