LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski: Prej 1 tetorit rrogat e policëve do të rriten për 10%! Deri në fund të vitit do të ketë regres për pushim vjetor, në vlerë të 10.000 denarëve

Më 1 tetor të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme do t’u rritet paga për 10 për qind dhe deri në fund të vitit pritet regres për pushim vjetor prej 10.000 denarë për secilin nëpunës të policisë, theksoi ministri. Oliver Spasovski, në profilin e tij në Fejsbuk..

“Gjithmonë kur besoni në të njëjtin qëllim, duhet të gjeni zgjidhje. Njëra apo tjetra duhet të jetë zgjidhja që do të jetë në interes të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, por edhe të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkruan Spasovski.

Ai thekson se përmes dialogut kanë arritur  një zgjidhje në interes së anëtarëve të SPM dhe të të gjithë të punësuarve në MPB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close