LajmeMaqedoni

Spasovski: Ky është shtet, jo shitore ku dikush do të hyjë, do të paguajë dhe marrë shtetësi

Ky është shtet nuk është shitore ku dikush do të hyjë, të paguajë dhe të marrë shtetësi, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Spasovski tha se për shtetësi nuk mjafton vetëm kërkesa, por duhet të plotësohen të gjitha kushtet, si dhe të kryhen të gjitha procedurat e parapara.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm të dorëzoni kërkesën dhe nga nesër të prisni se do ta merrni nënshtetësinë nëse kushtet e caktuara nuk janë të plotësuara. Të gjithë duhet ta kuptojmë – ky është proces dhe ky është shtet, nuk është dragstor ku dikush do të hyjë, të paguajë dhe të marrë nënshtetësinë. Duhet të kalojnë procedura dhe shtetësia mund të merret vetëm përmes procedurave të përfunduara. Këto janë kushtet që duhet të plotësohen”, theksoi Spasovski duke iu përgjigjur deputetes Ilire Dauti e cila u ankua se janë tejkaluar afatet për dhënien e shtetësisë për disa persona.

Sipas ministrit, fakt është se një numër i caktuar i aplikuesve për shtetësi ngritën procedurën sipas një neni, ndërsa plotësojnë kushtet sipas ndonjë neni tjetër.

“Deputete, për çdo procedurë që zhvillohet, keni marrë përgjigje dhe nuk mund të themi – nesër do ta marrim nëse nuk ka përfunduar e gjithë procedura dhe nëse nuk janë siguruar të gjitha dokumentet. Fakt është se një numër i caktuar i aplikuesve për shtetësi kanë ngritur procedurën për një nen dhe plotësojnë kushtet sipas ndonjë neni tjetër, kjo është punë e vetë palëve dhe ato do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat në atë pjesë ku kanë bazë”, sqaroi Spasovski. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close