LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski: Gruevski do të kthehet dhe do ta vuajë dënimin me burg

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot në një deklaratë për Studio10, është shprehur i bindur se Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni të veriut, dhe do ta vuajë dënimin me burg që i është shqiptuar nga Gjykata Penale.

“Gruevski do të kthehet në vend dhe do ta vuajë dënimin”, thotë Spasovski.

Nikolla Gruevski tanimë dy vite ka ikur nga vendi dhe është regjistruar si azilant politik në Hungari.

Ikja e tij shkaktoi shumë reagime dhe kritika nga Ministria e Punëve të Brendshme për atë se si ka lejuar kjo ministri që Gruevski të ikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close