BotaLajme

Spanja nis linjën e re hekurudhore €2.5 miliardë që ‘adhurohet’ nga turistët britanikë

Mediat britanike flisnin sot me entuziazëm për një projekt ambicioz hekurudhor €2.5 miliardësh që lidh dy destinacione të preferuara në brigjet e Spanjës.

Iniciativa thekson nevojën e përmirësimit të aksesit të turistëve në një nivel të ngjashëm me destinacione të tjera si Bilbao, Valencia, e Alicante.

Jesus Martin, arkitekti i propozimit tha se projekti është reagimi ndaj mangësive në Malaga të linjave hekurudhore në krahasim me qytetet e tjera.

Martin tha: “Ne e dimë se numra të mëdhenj banorësh jetojnë jashtë kryeqytetit me lidhje të pakta transporti”.

Ai shtonte se linja e re do të përfshijë ndalesa në pikat e rëndësishme të Churriana, Alhaurin el Grande, Alhaurin de la Torre, Coin, Ojen, Marbella, e San Pedro Alcantara.

Por zbatimi i projektit përballej me sfida prej terrenit të ashpër bregdetar dhe mangësive hapësinore.

Duke theksuar natyrën afatgjatë dhe me kosto të larta të propozimeve, Martin theksonte avantazhet shoqërore të projektit nga i cili sipas tij përfitonin 300,000 individë, ndërsa shtonte se për përfundimin e planeve mund të nevojiteshin rreth një dekadë, në varësi të faktorëve të ndryshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close