LajmeMaqedoni

Sot voton Diaspora – Mbi 2500 persona me të drejtë vote atje

Edhe në këto zgjedhje, numri i votave nga diaspora do të jetë simbolik. Gjithsej 2571 votues janë paraqitur dhe kanë fituar të drejtën për të votuar.

Diaspora në 31 vendvotime voton sot në zyrat e përfaqësive konsullore dhe diplomatike të vendit, ku janë dërguar 191 anëtarë për këshillat zgjedhor.

“Sipas informacioneve që kemi, votimi zhvillohet në rregull. Nuk ka probleme dhe vazhdon. Diku ndoshta edhe ka mbaruar votimi sepse varet nga numri i votuesve por ato informacione do t’i kemi deri në mbrëmje”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Si për diasporën, po ashtu edhe për kategoritë e tjera të qytetarëve që kanë votuar sot, rezultatet do të dihen nesër, bashkë me rezultatet e votimit të ditës së nesërme.

“Rezultatet e votimit të sotëm për këtë kategori të personave, të sëmurë, në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike nuk do të publikohen sot sepse ligjërisht dhe sipas urdhëresës së KSHZ ashtu është edhe ligjërisht. Këto fletëvotime vendosen në zarfe të veçanta dhe këshillat zgjedhor nuk guxojnë t’i hapin dhe gjatë ditës së nesërme shpërndahen në Komisionin Komunal Zgjedhor përkatës ku janë votuesit të regjistruar”, u shpreh Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Më shumë të interesuar për të votuar në diasporë ka pasur në Berlin, Bern, Bon, Vjenë, Lublanë, Minhen dhe Toronto.

Diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet parlamentare meqë numri i të interesuarve ishte shumë i ulët dhe nuk e plotësonte kushtin e nevojshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close