BotaLajmeTopLajm

Sot shënohet Dita Europiane kundër Islamofobisë

Dokustelle Austria dhe Grupi kundër Racizmit dhe Diversitetit në Parlamentin Europian kanë organizuar një takim me politikëbërës, organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët për të shënuar Ditën Europiane kundër Islamofobisë.

Ngjarja është pjesë e projektit I-Report të financuar nga BE, i cili ka për qëllim për të promovuar ngritjen e vetëdijës për islamofobinë në Gjermani dhe Austri, për të krijuar mjete efektive që përmirësojnë raportimin dhe dokumentimin e incidenteve të islamofobisë.

“Thuaj jo urrejtjes ndaj myslimanëve dhe çdo forme të racizmit dhe diskriminimit. Të jemi për një shoqëri ku mbizotëron paqja, toleranca dhe mosdiskriminimi. Nuk ka vend për urrejtje në Unionin për Barazi”, ka shkruar EU Justice në Tëitter.

Dokustelle Austria është një qendër dokumentimi dhe këshillimi për njerëzit që përjetojnë islamofobinë dhe racizmin kundër myslimanëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close