
Shoqata Kulturore “Euneum” Tetovë ju njofton se me datë 04.09.2023 paraqet premierën e shfaqjes “Endërrimi” përshtatja dhe regjia Petrit Neziri me fillim në ora 20:00 si dhe ri’shfaqje me datë 05.09 dhe 06.09 ora 20:00.
Jeni të mirëseardhur ta ndiqni premierën dhe ri’shfaqjet.
“Ëndërrimi” – së pari si proçes pune dhe më pas edhe si shfaqje teatrore filloi dhe u zhvillua duke u bazuar në subjektin e tekstit dramatik “Ah veshkët e mia” nga autori Babis Cikliropulos, respektivisht në njërin nga dimensionet e asaj vepre që flet për aspiratat dhe ambicjet joreale të dy personazheve kryesore të dramës për realizimin e një aventure që vjen si fiksim nga imagjinata (ëndërra) e tyre.
Dy personazhët kryesorë të veprës totalisht të pa perspektivë që jetojnë kryesisht jetë nomade dhe në kushte substandarde, në mungesë të mjeteve financiare për të realizuar ëndërrën e tyre bëhën pre e një kurthi që në fakt prezentohet si ofertë për tregti dëshirash, por gjithmonë duke pasur për qëllim shfrytëzimin e njerëzve varfanjak në mënyrën më të vrazhdë për të realizuar gjithashtu një ëndërr tjetër – pasuri të majme materiale.
Sa më i varfër materialisht njeriu gjithmonë bëhet më shumë ëndërrimtar!



