LajmeMaqedoniTopLajm

Sot Maqedonia e Veriut shpallë ditë zie, në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Dita e sotme është shpallur ditë zie në Maqedoninë e Veriut. Qeveria gjatë ditës së djeshme në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që në ditën e sotme (13 shkurt) flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Qeveria ka njoftuar se vendimi është marrë në shenjë solidarizimi dhe nderimi të numrit të lartë të viktimave nga lëkundjet e tokës më 6 shkurt. Gjatë ditës së sotme flamuri shtetëror do të ulet në gjysmështizë në institucionet e shtetit dhe përfaqësive të huaja diplomatike-konsullore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close