LajmeTeknologji

Sonda e NASA-s incizon tinguj nga Marsi, falë mikrofonave Rover Perseverance regjistroi pesë orë tinguj nga Planeti i Kuq

Dy mikrofona të vendosur në sondën gjashtërrotëshe, ka ofruar një dimension të ri për shkencëtarët dhe inxhinierët për të eksploruar më në detaje Planetin e Kuq.

Falë di mikrofonave në Rover Perseverance, janë incizuar rreth pesë orë të tingujve të ndryshëm, përfshirë këtu edhe zhurmën e sondës që lëvizte, transmeton Telegrafi.

E këta tinguj po u mundësojnë inxhinierëve dhe shkencëtarëve që të gjejnë një mënyrë të re të eksplorimit, dhe NASA fton të gjithë që t’i dëgjojnë këta tinguj.

“Ju bënë të ndjeheni sikur jeni atje. Tingujt kanë vibrim të fort basi sapo t’i vendosni kufjet në vesh – vërtetë i ndjeni. Mendoj se mikrofonat janë aset i rëndësishëm për të ardhmen e Marsit dhe shkencën sa i përket sistemit solar”, ka thënë Baptiste Chide, shkencëtar planetar që studion të dhënat e marra nga mikrofonat në L’Institut de Recherche en Astrophysique et Planetologie të Francës.

Perserverance është sonda e parë që incizoi tingujt në Planetin e Kuq – duke përdorur mikrofona special. Ata ishin vendosur në shasinë e mjetit që lëvizi nëpër Mars. /Telegrafi/

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close