LajmeSport

Solskjaer befason: Nuk jemi konkurrent për titull

Manchester United dje e lëshoi nga duart në sekondat e fundit fitoren ndaj Evertonit duke barazuar 3:3 në “Old Trafford.

Në një ndeshje që pati batica e zbatica për “Djajtë e Kuq”, ata tani bënë një hap prapa në luftë për titullin.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha se Manchester United nuk duhet të konsiderohet si konkurrent për titullin e kampionit.

“Ne duhet të jemi më të mirë dhe të shohim se ku do të përfundojmë, duke shikuar në të ardhmen, ne duhet të ndalojmë së pranuari gola të lehtë. Ne nuk duhet të konsiderohemi si konkurrent të titullit. Kjo është më shumë një gjë që po thoni ju mediat britanike” – u shpreh tekniku norvegjez

Related Articles

Back to top button
Close
Close