LajmeMaqedoniTopLajm

Solidariteti në vepër: Kryetari i kuvendit Afrim Gashi dhe kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhurojnë gjak në Kuvend

Sot, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu përgjigj ftesës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Dr. Amir Elezi, drejtori i Klinikës së Transfuziologjisë.

Ibrahimi theksoi rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke e konsideruar atë si një akt bamirësie që ndihmon jo vetëm ata që e marrin, por edhe ata që e japin. Ai shpjegoi se çdo mililiter gjak i dhuruar mund të shpëtojë një jetë, duke nënvizuar se kjo është një mundësi për të kontribuar në shëndetin e shoqërisë.

“Dhurimi i gjakut nuk është vetëm një dhuratë, por një veprim i madh që reflekton empatinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë. Prandaj, është e rëndësishme të angazhohemi në këto aktivitete dhe të inspirojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën,” tha Ibrahimi.

Ai e përfundoi me një mesazh të fuqishëm: “Prandaj ia VLEN.” Me këtë angazhim, Ibrahimi nxit të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në mënyrë aktive për të ndihmuar ata që kanë nevojë për gjak.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close