
Profesori Faton Murseli përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka shënuar se mbështet profesoreshën e Gjimnazit të Tetovës e cila përmes një porosie ka kërkuar nga kolegët që të kenë kujdes veshjen e nxënësve sidhe ti përmbahen etikës së Veshjes. Murseli në postimin e tij në FB shkruan”
“Unë vet kam kryer shkollën e mesme në gjimnazin e Tetovës dhe sot e kësaj dite me fanatizëm e ruaj uniformën e kaltër. Ajo uniformë jo vetëm që ka vlerë të kodit etik të veshjes, kur të gjithë ne nxënësit dukeshim njëlloj, por ka edhe një vlerë nostalgjike, që sa më shumë të vjetërohet e të kalojnë vitet aq më e bukur duket.”



