
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi në profilin e tij në FB ka vlerësuar lartë vizitën e presidentit të Shqipërisë SHT. Bajram Begaj në Gostivar duke shënuar se kjo vizitë ndikon për të forcuar lidhjet shpirtërore dhe institucionale mes shqiptarëve kudo që janë, shkruan Top24
“Dje ishte një ditë e veçantë për Gostivarin.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi Gostivar, ku u nderua me “Çelësin e Qytetit”, mirënjohjen më të lartë që jep Komuna e Gostivarit.
Ky moment i rëndësishëm shënon vlerësimin për përkushtimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme, duke forcuar lidhjet shpirtërore dhe institucionale mes shqiptarëve kudo që janë.” shkruan Snopçe.



