
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka pyetur se si mund të quhet një qeveri e cila ka 75 deputetë ndërsa nuk ka badender. Snopçe, paradoksal është fakti që për ndryshimet e ligjit për kodin zgjedhor, shumica parlamentare kishte dakordsi edhe me partinë opozitare LSDM. I bie që në disponim kanë pasur minimum 75+18, pra gjithsej 93 deputetë. Por, nuk u vendos në votim, shkruan Top24
Nuk di se si duhet të emërtohet një qeveri që oficialisht e ka përkrahjen e 75 deputetëve, e nga ana tjetër nuk e ka shumicën e badinterit.
Për shkak të mungesës së badinterit, sot nuk u vendosën në votim ndryshimet e ligjit për kodin zgjedhor si dhe ndryshimet e ligjit për arsim fillor.
Paradoksal është fakti që për ndryshimet e ligjit për kodin zgjedhor, shumica parlamentare kishte dakordsi edhe me partinë opozitare LSDM. I bie që në disponim kanë pasur minimum 75+18, pra gjithsej 93 deputetë. Por, nuk u vendos në votim.
Parashtroj pyetje ku qëndron esenca e këtij fenomeni? Çka do të thotë kjo? Të kesh përkrahjen e 93 deputetëve dhe përsëri mos ta vësh në votim. Vallë, a më ndihmon dikush për të gjetur një emërtim të përshtatshëm për këtē shumicë parlamentare?



