LajmeMaqedoni

Smilevski: Prioritet është ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe 4 garazhe në kate

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik është prioritet në programin tim. Kështu deklaroi kandidati për kryetar komune në Butel, nga radhët e LSDM-së, Velimir Smilevski në një debat në televizionin Klan.

“Përpos kanalizimit atmosferik, projekte kyçe dhe në fazë përfundimtare janë ndërtimi i çerdhes në shkollën fillore “Shën Klimenti” menjëherë pas zgjedhjeve, si dhe shkolla në Vizbeg për të cilën hapja e tenderit është paraparë më 12 tetor. Janë paraparë garazhe në kate – dy garazhe në kate në Shkup Veri, një në Qendrën Tregtare “Zhivko Brajkovski” dhe në Radishan. Shumë me rëndësi për banorët e Butelit 1 është që me dislokimin e SP në Rasadnik do të ndërtojmë dhe një treg të gjelbër”, tha Smilevski.

Sipas tij, gjithçka që kanë premtuar ose e kanë realizuar ose është në fazë përfundimtare.

“Lidhur me premtimin e Poliklinikës prioritet është të përfundojë ambulanta e cila po ndërtohet, si dhe negociatat me ministren për punë dhe politikë sociale dhe ministrinë e shëndetësisë për ndryshim të dy objekteve që i shfrytëzojnë. Problemi me poliklinikën është se nuk ishte paraparë lokacion për ndërtimin e saj, gjegjësisht planifikohej në vendin e ambulancës ekzistuese, e tani u hap PDU i ri ku është vizatuar parcelë e re për ndërtim.

Rreth ngrohjes është përgatitur zgjidhje teknike nga ana e udhëheqësisë së re e ndërmarjes komunale, janë fituar të gjitha licencat, procedura në këshill është në fazë përfundimtare. Është interesante se pjesë e parcelës e paraparë për stacionin e zjarrfikësve nga udhëheqësia e kaluar është shitur me lecitacion nga ministria e transportit, ndërsa përmes komunës, në lumin Serava janë ndërtuar 200 metra nga korita, janë pastruar 1000 metra nga korita. Kemi 250 projekte për të cilat qytetarët duhet të dëgjojnë”, tha Smilevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close