SportTopLajm

Skualifikimi nga US Open, Djokoviç kërkon falje që goditi me top gjyqtaren anësore: Shumë gabim, do punoj për këtë zhgënjim

Tenisti serb Novak Djokoviç ka kërkuar falje pasi goditi gabimisht gjyqtaren anësore që solli dhe s’kualifikimin nga turneu US Open.
Në një postim në rrjetet sociale, Djokoviç thotë se ndihet i trishtuar teksa shton se gabimi ishte i tiji dhe i vjen keq që i shkaktoi gjyqtares një stres të tillë.

Ai konfirmon se ajo është mirë teksa sa i përket s’kualifikimit thotë se do të rikthehet për të punuar më fort.

STATUSI I NOVAK DJOKOVIÇ

E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar dhe bosh. Kontrollova personin e linjave dhe falënderoj Zotin ajo po ndihet mirë. Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar një stres të tillë. Kaq e padëshiruar. Shume gabim. Nuk po e zbuloj emrin e saj për të respektuar privatësinë e saj. Sa i përket skualifikimit, duhet të kthehem dhe të punoj për zhgënjimin tim dhe t’i kthej të gjitha këto në një mësim për rritjen dhe evolucionin tim si lojtar dhe njeri. Unë kërkoj falje për turneun US Open dhe të gjithë shoqëruesit për sjelljen time. Unë jam shumë mirënjohës për ekipin dhe familjen time që janë mbështetja ime, dhe tifozët e mi për të qenë gjithmonë atje me mua. Faleminderit dhe më vjen shumë keq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close