
Skena të jashtëzakonshme nga Varshava! Goli i Arbër Hoxhës ka ndezur tifozët e Kombëtares shqiptare, ndërsa erdhi në minutën e 42-të.
Shqipëria shënoi pas një aksioni fantastik, që nisi me rikuperimin e topit nga Mitaj. Më pas u shfrytëzua topi i gjatë nga Ardian Ismajli, që u fut nga stoli për të zëvendësuar Ajetin e dëmtuar.



