LajmeMaqedoni

Siljanovska Davkova u takua me admiralin Stjuart Manç, komandant i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napol

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti një delegacion të Komandës së bashkuar federale të NATO-s në Napoli, të udhëhequr nga admirali Stjuart Manç, i cili me kolegët e tij qëndron në vend me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Në takimin kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler.

Siç potencojnë nga Zyra presidenciale, duke e shprehur falënderimin për praninë e tyre në një përvjetor të rëndësishëm për vendin, presidentja Siljanovska Davkova tha se nga dy qëllimet strategjike për të cilat ka pasur konsensus, i pari – NATO është realitet dhe nuk sheh arsye edhe i dyti – BE-ja, të mos realizohet.

Edhe në këtë periudhë të vështirë dhe pikëlluese që po kalojnë qytetarët e Maqedonisë, siç tha, për ne ishte shumë me rëndësi të dimë se nuk jemi vetëm dhe se miqtë tanë, përfshirë NATO-n, janë me ne edhe në momentet më të vështira.

Related Articles

Back to top button
Close
Close