LajmeSport

Shuhet Elena Fanchini, skiatorja ishte diagnostikuar me tumor

Shuhet Elena Fanchini. Skiatorja italiane është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, pasi prej kohësh ishte diagnostikuar me një tumor të avancuar.

Lajmi është dhënë nga familjarët e saj mbrëmjen e djeshme, teksa Fanchini ka mbyllur sytë në shtëpinë e saj, në një fshat pranë Brescias.

Elena ishte motra e Nadia dhe Sabrina Fanchinit, edhe këto skiatore, teksa prej 2017-ës ishte tërhequr nga sporti, pasi ishte diagnostikuar me tumor.

Personazhe të shumtë nga bota e skive dhe jo vetëm, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Falchinit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close