
Përveç bankave dhe kompanive tregtare edhe ato që merren me prodhimtari, do të përfshihen në taksën e krizës prej 30% mbi fitimin e realizuar këtë vit prej mbi 10 milionë euro. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sqaroi se kjo taksë do të jetë një herë dhe vlen vetëm për fitimin e realizuar këtë vit që është më e lartë se mesatarja e katër viteve. Zëvendëskryeministri tha se pritet të përfshihen mijëra kompani, që kjo taksë nuk do të ndikojë shumë në likuiditen dhe fitimet e tyre.
“Për shembull, nëse një kompani ka pasur në 4 vitet e fundit një fitim mesatar prej 1 milionë euro dhe këtë vit ka rritje 20%, dmth bëhen 1,2 milion euro deri në këtë shumë do jetë tatimi i njëjtë mbi fitimin siç ka qenë më parë. Për dallim nga 1,2 milion euro deri tek profiti eventual që mund të rritet në 2 milion euro, pra diferenca prej 800 mijë eurosh do t’i nënshtrohet tatimit mbi fitimin prej 30%, vetëm për këtë vit, që nënkupton anë 240 mijë euro shtesë që do të paguhen në emër të tatimit mbi fitimin”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.