LajmeMaqedoniTopLajm

Shteti për momentin nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një dalje për media ka folur edhe për kërkesën e opozitares VMRO-DPMNE e cila kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që vendi nuk mori datë për fillimin e negociatave, shkruan TV21. Spasovski thotë se shteti për momentin nuk ka nevojë për zgjedhje, pasi që siç shtoi qytetarët janë lodhur pothuajse çdo vit zgjedhje.

“Pres në përgjithësi të fokusohemi te qytetarët dhe nevojat e qytetarëve. Aspektet e tjera dhe synimi strategjik për fillimin e negociatave është lartë në agjendë dhe dihet të jetë lartë në agjendën  e Qeverisë, ndërkaq theks duhet të vendoset  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, te qytetarët, në standardin ekonomik, në përparimin, në të gjithë atë që e presin qytetarët”, deklaroi Spasovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close