BotaLajmeRajon

Shtëpia e Bardhë/ Kërcënimi i Moskës ‘detyron’ Biden të dislokojë 80 mijë ushtarë amerikanë në Evropë, ‘alert’ edhe për Kosovën

Përafërsisht 80,000 ushtarë amerikanë janë të dislokuar në territoret e shteteve anëtare evropiane të NATO-s, një prani kjo që synon gjithashtu të dekurajojë agresionin ushtarak rus.

Kështu është shprehur në një letër dërguar presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

“Përafërsisht 80,000 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara janë caktuar ose dislokuar në vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Evropë, duke përfshirë ata të vendosur për të siguruar aleatët tanë dhe për të penguar agresionin e mëtejshëm rus”, thuhet në letrën e publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Biden ka siguruar Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit gjithashtu, për kontributin e SHBA-ve, në Koosvë, përmes KFOR, për të penguar, sipas tij, ‘armiqësitë e ripërtërira në Kosovë’. ‘Përafërsisht 403 personel ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 4,500 personelit të KFOR-it’.

Raporti i presidenti në largim, Jo Biden, vjen  si pjesë e përpjekjeve të tij  për të mbajtur Kongresin të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close