
Tregtarët vazhdimisht janë ankuar se po punojnë jashtë logjikës tregtare dhe me përfitime minimale dhe kanë reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë për uljen e inflacionit në vend.
Por, shifrat dhe analizat e rrjetit të Biznesit tregojnë një realitet tjetër.
Shtatë zinxhirët e marketeve më të mëdha në vend, në vitin 2023 kanë realizuar të ardhura prej 930 milion eurove.
Në këtë listë prinë “Vero” i cili gjatë kësaj periudhe ka përfituar mbi 10 milion euro apo 13% më shumë se në vitin 2022.
Në vendin e dytë është “Kam Market” me fitim të pastër prej 7.3 milion euro.
“Kipper Market” në vitin 2023 ka përfituar 5.5 milion euro, kurse “StokoMak” 4 milion euro.
“Viva-Fresh” apo ish “Kit-Go” ka përfitime të njëjta sikurse “Kipperi”.
“Ramstor” ka përfituar 2.5 milion euro, kurse “Tineksi” 1.4 milion euro.
Ndërkaq, derisa qytetarët përgatiten për bojkotin e së premtes të marketeve, një pjesë e tyre tashmë kanë nis të ofrojnë aksione me ulje të konsiderueshme të çmimeve për produktet themelore.



