
Gjatë ditës së djeshme Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim ka mbajtur sot takim për të përcaktuar strategjinë e funksionimit, për të përcaktuar dhe koordinuar aktivitetet që do të pasojnë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, shkruan Top24
I pranishëm në këtë takim koordinues ishte edhe kandidati për President të parë shqiptar i propozuar nga BDI, z. Bujar Osmani.
U vendos që me datë 9 mars me fillim në ora 18:00 në sallën sportive “Kale” në Shkup të mbahet Tubimi qendror për të promovuar kandidatin për President të parë shqiptar dhe konceptin e përzgjedhjes së presidentit me 2/3 e votave në Kuvend për të pasur konsensus shoqëror dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsensus etnik.
Bashkë le të trasojmë rrugën për Presidentin e parë shqiptar në vendin tonë!



