LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Shqiptarët të kuptojnë shovinizmin e VMRO-së, mohimin e gjuhës amëtare dhe çka nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet

Partia maqedonase VMRO-DPMNE vazhdon edhe më tej të jetë një parti e cila në kontinuitet nxit urrejtje ndëretnike dhe tensione për të fituar mbështetje tek pala maqedonase. Diskursi nacionalist i VMRO-DPME-së është më se i njohur për shqiptarët madje edhe pse kjo parti nuk udhëhiqet nga Nikolla Gruevski por veprimet e saja janë më hak marse se kurë ndaj shqiptarëve, paso që shqiptarët e dërguan në opozitë. Mllefi i akumuluar ndaj shqiptarëve është aq i madh saqë çdo ditë komunat që drejtohen nga kjo parti dhe kryetarët e tyre po shiqojnë çdo mundësi që shqiptarëve të ju marrin të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare, e drejtë kjo që është e garantuar me kushtetutën e këtij vendi. Rasti i djeshëm i organizimit të protestës nga deputetët e VMRO-DPME-së,  kundër paraleles shqipe dhe nxitjes së tensioneve për pretendim teritorial i shton edhe më shumë dilemat por sikur kjo VMRO-DPMNE me Hristjan Mickovskin të kenë pushtetin qendrorë, a do të rikthehet feri ndaj shqiptarëve në Maqedoni si në kohën e Gruevskit, shkruan Top24

Sot kur vendi ynë është një hap më afër BE-së dhe pas anëtarësimit në NATO, shqiptarët e Maqedonisë duhet kuptojnë qartë shovinizmin e VMRO-së, mohimin e gjuhës shqipe sidhe mbështetjen për këto të dya që po merr nga partia pro-ruse në LEVICA e drejtuar nga Dimitar Aspasiev.

Është për tu habitur fakti se si parti shqiptare po realizojnë agjendën e VMRO-DPMNE-së për të sulmuar shqiptarët në funksione publike dhe asnjëherë deri më sot nuk e sulmuan një funksioner nga radhët e palës maqedonase qoftë nga LSDM apo nga VMRO-DPMNE.

Partitë shqiptare opozitare janë totalisht të heshtura karshi zullumit në komunën qendër e aq më shumë të heshtura nga zullumi që kryetarët e komunave nga radhët e VMRO- DPMNE-së po ushtrojnë ndaj shqiptarëve në Shkup, Veles e gjithandej. Për muaj me radhë kryetari i komunës së Kumanovës po nxit urrejtje, por për opozitën sikur nuk egzistojnë media ku plasohen këto informacione dhe ata lexojnë vetëm atë që duan apo ua lejon VMRO-DPMNE-ja.

Është më se e qartë që nëse VMRO-DPMNE do të kthehet në pushtet shqiptarët dhe progresi i shtetit do të vendnumërojnë dhe do të ju kthehen ngjarjet e rahjeve të nxënësve nëpër autobusë, proceset e montuara, kthimit pas në kohën e Nikolla Gruevskit, kthimin në vendosjen e kryqeve dhe mohimit të identiteti shqiptarë në këtë shtet.

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në strukturat veri-atlantike është më se urgjent për Maqedoninë e Veriut epo aq urgjent për Shqiptarët e që jetojnë në këtë hapsirë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close