
Procesi i numërimit të votave vazhdon dhe deri tani janë numëruar 2771 nga 5225 qendra votimi në rang vendi.
Bazuar në rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 52.76% të votave, duke siguruar 83 mandate. Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 33.95% të votave dhe 51 mandate. Partia Socialdemokrate e Tom Doshit zë vendin e tretë me 3.85% të votave dhe 3 mandate.
Tre forca të tjera politike kanë siguruar përfaqësim në Kuvend:
Nisma Shqipëria Bëhet: 1 mandat
Mundësia: 1 mandat
Bashkë: 1 mandat








