LajmeRajon

Shqipëri, arrestohet dhëndri i Sali Berishës

Me urdhër të Prokurorisë Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri, është arrestuar dhëndri i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Sipas burimeve të RTSH-së, Malltezi është ndaluar nga policia në ambientet e Aeroportit të Rinasit.

Deri më tani nuk specifikohet nëse Malltezi kishte bërë plan për t’u larguar jashtë vendit, ndërsa ai po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”.

Sipas padisë në SPAK që është depozituar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialist, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Së bashku me Malltezin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, Fatmir Bektashi. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkaq, nga ana e tij, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar një konferencë në orën 21:00 në ambientet e Partisë Demokratike, ku pritet të ketë një reagim për këtë ngjarje.  Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close