LajmeMaqedoniTopLajm

Shpërthejnë zjarret në Maqedoni!

Në territorin e shtetit, në 24 orët e fundit ka pasur 33 zjarre në hapësirë të hapur, si dhe disa zjarre pyjore. Nga to, 28 zjarre janë shuar plotësisht, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 3 janë ende aktiv. Zjarri më i madh në ditët e fundit është në rezervatin e gjuetisë Jasen, në terren të vështirë dhe të papërdorshëm, ku veprojnë “Air Tractorët”. Përveç zjarrfikësve dhe punonjësve të Pyjeve Kombëtare, në shuarje marrin pjesë edhe pjesëtarë të MPB-së, si dhe një helikopter.

“Gjithashtu, në vendngjarje janë disa ekipe nga NP “Jasen” dhe Pyjet Kombëtare. Në vendngjarje kemi edhe disa mjete speciale: 4 Pinzgauer, dy Hermelin, por edhe disa cisterna. Gjatë natës thirrëm në ndihmë edhe zjarrfikësit nga Kavadari, të cilët kanë dy mjete me disa ekipe, të cilët gjithashtu ndihmojnë në shuarjen e këtij zjarri të vështirë për t’u shuar”, tha Stojançe Angelov – Drejtor i QMK.

Related Articles

Back to top button
Close
Close