Rajon
Shpërdorim detyre/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me burg për ish-kreun e Bashkisë Himarë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg.
Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar përmes dokumentave të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m2 tokë në fshatin Gjilekë.



