LajmeMaqedoniTopLajm

Shoqata Kulturore “Rilindja” në Itali, përshëndet emrimin e Vesel Memedit ambasador, emrimi juaj na ktheu krenarinë si komunitet

Kryetari i shoqatës kulturore Shiptare “RILINDJA” në Itali, Abdula Salihi, përmes një komunikate ka përshëndetur emrimn e e Vesel Memedid si ambasador në Republikën e Italisë shkruan TOP24.

Salihi në komunikatën e lëshuar për media thekson se “duke pasur parasysh kompetencën, dijen, dhe çmimet prestigjioze, emërimi juaj  si ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë (Itali), i cili u bë disa ditë më parë, na gëzoi dhe na ktheu krenarinë aq shumë sepse ne si komunitet në këtë kohë si kurr më parë kemi nevojë  për mbështetje institucionale dhe politike nga Qeveria e RMV-së ndaj diapsorës” shkruan kryetari i shoqatës Rilindja, Abdulla Salihi, përcjellë TOP24.

Komunikata e plotë

Via G. Saragat n.10, 67100  – L’AQUILA –  C.F. 93054210666

 e.mail: [email protected]  /   Pec: [email protected]   Tel: +39/3383466574

 I nderuari ambasador i RMV-së Z. Vesel Memedi,

Si kryetar i Shoqatës Kulturore “Rilindja” dhe si anëtar i këshillit territorial për emigracionin në provincën e qytetit të L’aquila (kryeqyteti i rajonit të Abruzzo)

Duke pasur parasysh kompetencën, dijen, dhe çmimet prestigjioze, emërimi juaj  si ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë (Itali), i cili u bë disa ditë më parë, na gëzoi dhe na ktheu krenarinë aq shumë sepse ne si komunitet në këtë kohë si kurr më parë kemi nevojë  për mbështetje institucionale dhe politike nga Qeveria e RMV-së ndaj diapsorës.

Ne si shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut  që jetojmë në Itali jemi të bindur se do të kemi përkrahjen angazhimin dhe ndihmën  tuaj institucionale përmes përkushtimit në përgjegjësinë e ndërgjegjshme për të qenë një referencë serioze dhe e balancuar për çështje të ndjeshme dhe strategjike për fatet e komunitetit tonë.

Pranoni urimet tona për punë të mbarë, të suksesshme si dhe përmbushjen e të gjitha aktivitetet që do të keni në të ardhmen dhe urojmë dhe jemi thellësisht të bindur se do t’ia dilni me sukses !

Me respekt kryetari Shoqatës “Rilindja”

Salihi Abdula

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close