LajmeMaqedoniTopLajm

Shkupi nuk i joshë turistët, bosh për festat e fundvitit!

Janevski tha se në vitin 2022 kanë munguar udhëtimet e organizuara, por edhe promovimi i Shkupit si një qendër biznesi që duhet të funksionojë për 12 muaj. Sipas tij, Ohri ka një program më solid sa i përket pritjes së vitit 2023, pasi tashmë kanë publikuar programin edhe në faqen e tyre dhe turistët mund të shohin se çfarë dhe si do të priten për natën e ndërrimit të vitit

Mungesa e një programi të qartë për pritjen e Vitit të Ri është arsyeja që Qyteti i Shkupit mos të jetë një konkurrencë e mjaftueshme për metropolet dhe qytetet tjera të mëdha në rajon, tha Ljubço Janevski, drejtues i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit (APPT). Janevski tha se në vitin 2022 kanë munguar udhëtimet e organizuara, por edhe promovimi i Shkupit si një qendër biznesi që duhet të funksionojë për 12 muaj. “Mungojnë manifestimet dhe programi i qartë rreth asaj se cilët janë yjet që do të performojnë në pritjen e Vitit të Ri. Për këtë shkak, operatorët tanë nuk kanë mundur ta promovojnë si dhe përfshijnë Qytetin e Shkupit në programin tonë për mirëseardhjen e vitit 2023”, potencoi Janevski. Ai më tej theksoi se nëse bëhet një krahasim me Nishin, atje që në nëntor dihej se kush do të ishte në shesh për festën e Vitit të Ri, cili ishte programi si dhe që në fund të nëntorit ishte mbushur numri nëpër objektet akomoduese.

“Nëse do të kishim një program për të mirëpritur Vitin e Ri një numër i madh i turistëve vendas do të kishin qëndruar në kryeqytet, por në këtë mënyrë do të kemi dalje të turistëve vendas por edhe një numër shumë të vogël të turistëve të huaj që do të vijnë për të pritur Vitin e Ri”, deklaroi ai. Sipas tij Ohri ka një program më solid sa i përket pritjes së vitit 2023, pasi tashmë kanë publikuar programin edhe në faqen e tyre dhe turistët mund të shohin se çfarë dhe si do të priten për natën e ndërrimit të vitit.

“Pres që në të ardhmen shumë më herët të njoftohemi rreth asaj se cilët janë yjet që do të performojnë, që sektorët e turizmit për zhvillimin ekonomik lokal të kenë mundësi që nëpërmjet operatorëve turistik të bëjnë prezantimin e programit që ofron qyteti për festat e fund vitit. I inkurajojë që gjithnjë e më shumë të krijojnë evente që do të trajtojnë segmente rajonale dhe evropiane të ofertës turistike. Nëse Shkupi ka Maratonën e Shkupit, duhet që prej saj në industrinë e turizmit të kemi efekt që çdo vit do të rritet dhe të bëhet një ngjarje e rëndësishme. E njëjta duhet të ndodhë edhe më ngjarjet tjera sportive si dhe me ngjarjet me karakter kulturor”, potencon Janevski. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close