
Me lutje fetare në kishën Shen Spase në Shkup u shënua ditëlindja e revolucionerit Goce Dellçev. Presidenti Pendarovski, kryeministri Kovaçevski, dhe disa ministrat tjerë si pjesë e delegacionit qeveritar u përkulën para varrit të Dellçevit.
Vizioni I Goce Dellçevit për bashkim është aktual edhe për gjeneratat e tashme dhe të ardhme, thuhet në njoftimin e qeverisë.
“Mesazhet e Dellçevit për unitet dhe kohezion, kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe qëllimet strategjike shtetërore, janë po aq të rëndësishme edhe sot. Dhe ato janë obligim i shenjtë për të gjithë, ndërsa ne e ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një shoqëri për të gjithë qytetarët dhe e integrojmë atë, pas aleancës më të madhe të sigurisë, NATO-s, e cila tashmë është realitet dhe si anëtare e plotë dhe e barabartë e BE-së, në familje me kombe dhe shtete evropiane”, thuhet në kumtesën e qeverisë së RMV-së.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickovski deklaroi se është krenar që një njeri si Goce Dellçev ta festojmë si pjesë e historisë maqedonase, por në të njejtën kohë u shpreh I zhgënjyer që në vend të miqësisë është dëshmitar i ndasive.
“Ne jemi popull paqësor dhe miqësor dhe gjithkush kush vjen me qëllim të mirë e respektojmë dhe presim që të na respektoj. Në vend që neve maqedonasve të na I shkëmbejnë përvojat nga procesi i aderimit në BE, na kthejnë në mesjetë. Kjo për fat të keq është vepër e politikanëve bullgar, të cilët që të fitojnë pikë të vogëla politike, po e bëjnë atë që nuk duhet ta bëjnë dhe në vend që të jenë politikanë për shekullin 21, çdo ditë e më shumë po shndrrohen në artist të cirkut”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Një pjesë e politikanëve të cilët për shkak të masave të sigurisë u detyruan të presin më shumë në zonën mbrojtëse që tu lejohet të përkulen para varrit të Dellçevit vlerësuan se ka pasur lëshime në organizimin
“Kur erdhi dita që në shtetin tonë, të na mbrojë policia që të shënojmë një prej ditëve më të mëdha të historisë moderne maqedonase, atëherë duhet seriozisht të pyetemi se në ç’drejtim po shkon ky shtet dhe kush po e udhëheq atë”, theksoi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
“Pa nevojë e komplikuan situatën, po shoh se tani janë duke përshpejtuar. Mu për atë bisedonim se nëse shkon kështu me pritje mundet që një pjesë e delegacionit që merr pjesë këtu të takohen me delegacionin bullgar dhe atëherë gjasat kanë qenë që të ketë ndonjë problem, por për fat të mirë tani mendojë se u kthjellën shërbimet e sigurisë dhe puna po shkon mirë”, u shpreh deputeti i Të Majtës, Boris Krmov.
Pjesa zyrtare e shënimit të datë lindjes së Goce Dellçevit kaloi në ambient të qetë, por në masa dhe kontrolle të shtuara të policisë.



