Shkencëtarët gjejnë shenja jete në hapësirë
Në një ngjarje historike, studiuesit kanë zbuluar një gaz në atmosferën e planetit K2-18b që mund të “prodhohej vetëm nga jeta”, sipas një raporti të fundit nga The Times.
Kjo vjen pasi shkencëtarët nga kërkimi për inteligjencën jashtëtokësore (SETI) zbuluan se së shpejti mund të gjejnë prova të jetës jashtë sistemit tonë diellor nëpërmjet teleskopit James Web Space (JWST), teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë.
Ky planet është rreth 2.6 herë më i madh se Toka dhe, sipas raportit, shkencëtarët besojnë se gazi dimetil sulfid (DMS) në atmosferën e tij mund të jetë prodhuar nga “fitoplanktoni në mjediset detare”.
JWST, i lëshuar në hapësirë në vitin 2021, kryen astronomi infra të kuqe, duke zbuluar disa mrekulli, përfshirë fotografitë befasuese të hapësirës që i dërgon Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA).
Ajo tashmë ka zbuluar planetë të tillë si Wasp-107b, një planet me masë tetë herë më të madhe se Toka, dhe planetët gjigantë të Mjegullnajës Orion.