LajmeMaqedoniTopLajm

Shkaku i zjarrit në Bllacë mund të jetë mbetja e cigares, thotë Angellov

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se me shumë gjasa, zjarri në rajonin e Bllacës dhe Çuçer Sandevës ka nisur nga mbetjet e cigare, përcjell TV21. Angellov nuk e përjashton mundësinë që zjarri të jetë ndezur edhe qëllimisht.

“Në lidhje me shkaqet, mëngjesin e sotëm unë publikova që shkak mund të jetë mbetja e cigares. Sepse dje isha në vendngjarje ja të themi 20 minuta pas shfaqjes së zjarrit, edhe pse këtë nuk e publikova. Zjarri ka nisur, nga ajo që mund ta shihja, për fat të keq tashmë 5 vjet i shoh këto punë, përgjatë rrugës magjistrale drejt pikës kufitare “Bllacë”, dhe me shumë gjasa është ose mbetje e cigares, ose ndezje e qëllimshme, nuk mund ta përjashtojmë as atë mundësi, dhe lëvizte lart drejt malit”, tha Angellov.

I pyetur nëse ka gjasa që gjatë ditës së sotme të shuhet zjarri, Angellov tha:

“Kur e pash fillimin, e dija se do të kemi zjarr të vështir, sepse është terren ekstrem i pjerrët. Relativisht jam i sigurt që do ta lokalizojmë, por jo edhe ta shuajmë. Mëngjesin e sotëm mora pjesë dhe u desh që sërish pjesërisht të marrë pjesë në shuarje, frynte era. Era, posaçërisht në ato terrene të larta, sepse atje besoj është mbi 1000m, bën probleme shtesë dhe e ndryshon drejtimin. Kjo është karakteristikë te të gjitha zjarret dhe ne njëkohësisht bëjmë luftë edhe me zjarrin, por edhe me erën”, shtoi Angellov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close