KurioziteteLajme

Shitet në ankand makina e Princeshës Diana që iu dhurua nga Charles

Një makinë e Princeshës Diana, që i ishte dhuruar nga Princi Charles pas fejesës është shitur në një ankand për 70 mijë Dollarë. Makina është një Ford Escort Ghia e prodhuar në vitin 1981.

 fillim të ankandit vlerësohej se kjo makinë mund të arrinte një çmim nga 30 deri në 40 mijë Dollarë, por në fund çmimi arriti që të shkonte shumë më lart.

Makina është shitur së bashku me numrin e saj origjinal të regjistrimit dhe radion. Ndrërkohë një detaj që është zbuluar se makina ka përshkuar më shumë se 83 mijë milje.

Kompania që organizoi ankandin në një deklaratë ka thënë se kjo makinë ka shërbyer për një kohë të gjatë për lëvizjes e Princeshës Diana.

Makina u ble nga një grua e cila ka preferuar që të mbetet anonime, e cila ka admiruar Princeshën Diana.

Nuk është hera e parë që një automjet i Princeshës Diana shitet në ankand, Më parë është shitur një Audi për 80,300 Dollarë./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close