LajmeMaqedoniTopLajm

Shilegov: Mbështetje financiare për prindërit e rinj, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të LSDM-së dhe Koalicionit, Petre Shilegov, sot ju bëri thirrje të rinjtë të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Shkupit dhe ta japin votën e tyre për opsionin i cili më së miri i përfaqëson interesat dhe nevojat e tyre. Ai i prezentoi pjesët e programit të tij që kanë të bëjnë me nxënësit e shkollave të mesme, studentët por edhe çiftet martesore të reja.

“Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët në mandatin tim të parë fituan transport publik tërësisht falas dhe kjo u dëshmua si politikë e drejtë. Tani shkojmë më tej dhe të gjithë studentëve të studimeve pasdiplomike dhe të doktoraturës në Shkup u mundësojmë transport falas në autobusët e qytetit si edhe 100 bursa në lartësi prej 12.000 denarësh në muaj për nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit të cilët do të regjistrohen në ndonjërin prej universiteteve shtetërore”, thotë ai.

Shilegov ofroi paketë sociale e cila duhet t’i zvogëlojë shpenzimet për edukimin dhe arsimin e fëmijëve por edhe t’i nxisë çiftet të krijojnë familje.

“E subvecionojmë përkujdesin e fëmijëve në kopshtet shtetërore përmes mbulimit të më së shumti 50 për qind të shpenzimeve mujore. Për çdo nxënës të shkollës së mesme të shkollave shtetërore, sigurojmë fruta falas gjatë qëndrimit në shkollë. Të gjithë nxënësit në qytet do t’i marrim 50 për qind shujtë më të lirë gjatë qëndrimit në shkollë. E plotësojmë buxhetin familjar për shpenzimet shtesë që nuk njihen me përfitimet kryesore të Fondit për Sigurim Shëndetësor ose në përpjekje shtesë që nuk mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor”, thekson Shilegov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close