LajmeMaqedoniTopLajm

Shilegov dhe qyteti i Shkupit donator të kampit degjenerues për fëmijë

Me para të taksa paguesve të Shkupit, përfshi edhe ato shqiptar, fundjavën e kaluar në Shkup, është mbajtur kampi vrojtues i titulluar “Puthje të vjeshtës dhe përqafime, vrojtues seksi dhe ronk and roll”. Pjesëmarrës në këtë kamp vrojtues për “edukim seksual” kanë qenë kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Qyteti i Shkupit, në vend se të merret me zgjidhjen e problematikës urbane të qytetit në tërrësi dhe duke i mos i pasur parasysh vlerat morale të të gjithë etnive që jetojnë në kryeqytet pa asnjë fije turpi ka financuar dhe mbështetur një ngjarje të këtij formati.

Rrëfimin e tmershëm për ngjarjet në këtë kamp vrotjues në kushtet anonime i ka shpalosur njëri prej prindërve të nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në këtë kamp. Pas kësaj ngjarjeje prindërit së bashku me fëmijet e tyre kanë kërkuar ndihmën e psikologëve. Sipas tyre aktivitet kanë qenë nën cdo nivel moral, gjegjësisht në këtë kamp vrojtues për “edukim seksual”, janë mësuar se s’i të zhvishe, janë pyetur sa partner seksi kanë pasur edhe pse janë fëmijë, kanë aktruar poza seksi e veprime të ngjashme të ulëta. Pjesë e këtij kampi vrojtues kanë qenë edhe testet të cilët i janë nënshtruar nxënësit të moshës 16 vjecare, ku disa prej pyetje kanë qenë të numrojnë llojet e prezervative që shiten në treg.

“Në ditën e dytë kanë pasur pesë aktivitete. Fillimisht kanë aktuar seks poza në dyshe. Loja tjetër ka qenë shetitje e gjinisë mashkullore vetëm në veshje të poshtme, kjo është tillutar s’i ‘loja e semaforit’. Pastaj ngjyrojsje e një pjesë të trupit dhe vendosje e shenjave në një hamer. Kanë qenë të shtyrë që të vendosin shenja (gjurmë) të pjesëve më intime. Gjurmët janë vlerësuar si vijon: dora – 10 pikë, këmbëa – 10 pikë, barku – 15 pikë, vithet – 40 pikë, gjoksi – 60 pikë, organi intim mashkullor – 80 pikë dhe organi intim femëror – 80 pikë, thotë njëri prej prindëve vajza e të cilit ka qenë pjesëmarrëse në këtë kamp vrojtues për “edukim seksual”. (burimi sloboden pecat.mk)

Ai më tej sqaron se nga biseda me vajzën e tij është informuar se në grupin e saj prej katër personave janë zhveshur tërësisht dhe i kanë ngjyroësur organet intime. Grupi gjithsej ka qenë i përbërë prej 10 nxënësve.

Për rastin në fjalë tashmë është informuar edhe Prokuroria e Shkupit. Ndërkohë, nga Qyteti i Shkupit, pas zbulimit të këtij skandali kanë njoftuar se e kanë ndërprerë bashkëpunimin me organizatorët e këtij eventi./ZYRTARE.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close