
Një seri raketash janë lëshuar nga Irani drejt disa qyteteve izraelite pak para mesnate.
Sipas informacioneve paraprake, të paktën 20 raketa janë lëshuar, pjesa më e madhe e të cilave janë interceptuar në ajër nga sistemi raketor mbrojtës i Izraelit.
Një shpërthim është dëgjuar në kamerat që transmetojnë drejtpërdrejt nga qytetet izraelite, Tel Aviv dhe Jeruzalem, por nuk ka ende konfirmim për goditje të drejtpërdrejta.
Sakaq, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.
“Në emër të Haiderit, fillon beteja. Aliu kthehet në Hajbar me Zulfiqarin e tij. Allahu Akbar”.
Ky mesazh dhe foto e postuar prej tij i referohen Betejës historike të Hajbarit, ku Ali ibn Ebi Talibi, një figurë qendrore në Islamin Shiit, pushtoi një fortesë hebraike duke përdorur shpatën e tij Zulfiqar, duke simbolizuar një moment kyç në zgjerimin e hershëm islamik që formësoi parimet e qeverisjes për subjektet jomyslimane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



