LajmeSport

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Jurgen Klopp do të largohet në fund të sezonit nga Liverpooli dhe gjiganti anglez ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e gjermanit.

Shumë emra deri më tani kanë qarkulluar, por drejtuesit e Liverpoolit ende nuk kanë gjetur marrëveshje me asnjërin për ta marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ri.

Së fundmi në skenë për ta marrë drejtimin e The Reds ka dalë emri i një trajneri shumë befasues.

Daily Mail ka raportuar se legjenda kroate, Niko Kovac është një nga teknikët që ndodhet në listën e drejtuesve të Liverpoolit për ta marrë drejtimin e skuadrës.

52-vjeçari e ka nisur karrierën si trajner me Kombëtaren e Kroacisë, para se të vazhdoj te skuadrat gjermane si Eintracht Frankfurt për dy vite dhe Bayern Munich për një vit e gjysmë.

 

Kovac qëndroi rreth dy vite edhe në krye të Monacos, derisa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës gjermane VfL Wolfsburg.

Nga skuadra e fundit Kovac u shkarkua më 17 mars, derisa tani po shihet si një nga konkurrentët për ta marrë drejtimin e gjigantit anglez, që për kroatin do të ishte një hap i madh në karrierë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close