
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të shkollës fillore “Dervish Cara” në fshatin Pallçisht të poshtëm ku ishte përgaditur një program i pasur kulturorë dhe artistik, shkruan Top24
Në fjalën e tij kryetari i komunës së Bogovinës, Bensik Emshiu uroi nxënësit e kësaj shkolle duke theksuar se angazhimi i tij dhe komunës që drejton do të jetë gjithmonë për të mbështetur dhe për të krijuar mundësi sa më të mira në raport me kohën.



