
Trupat ukrainase po fitojnë gradualisht terren me kundërsulmet e tyre gjithëpërfshirëse kundër linjave të mbrojtjes ruse në juglindje të Ukrainës.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev.
“Sot forcat tuaja [të Ukrainës] po ecin përpara. Ato po përballen me luftime të ashpra, por gradualisht po fitojnë terren”, tha Stoltenberg së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Çdo metër që fitojnë forcat ukrainase është një metër që humbet Rusia”, shtoi ai, raporton cnn.
Stoltenberg tha të enjten se NATO ka kontrata kornizë për më shumë se 2.5 miliardë dollarë “municione kyçe” për Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 1.5 miliardë dollarë porosi të qëndrueshme.



