
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u ka kërkuar udhëheqësve të mbrojtjes aleate që të “gërmojnë thellë” dhe të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
“Kështu që unë i bëj thirrje këtij grupi që të vazhdojë të gërmojë thellë dhe të ndihmojë në mbrojtjen ajrore me bazë tokësore për Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë fort për t’i siguruar Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe përgjues.”
Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë ukrainas kanë shtyrë vazhdimisht për armë në distanca më të gjata, me përkrahësit që argumentojnë se forcat ukrainase duhet të jenë në gjendje të godasin trupat dhe objektet ruse duke qëndruar jashtë rrezes. Por SHBA-ja ka qenë rezistente, duke shprehur frikën se Kievi mund të përdorë armët për të goditur thellë në territorin rus dhe për të zemëruar Moskën.
Zoti Austin tha gjithashtu se tanket 31 M1 Abrams të premtuara muaj më parë do të fillojnë së shpejti të mbërrijnë në Ukrainë.



