BotaLajme

SHBA/ Republikanët mes etheve të presidenciale 2024

Ende pa u mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e Kongresit, republikanët amerikanë po mendojnë për presidencialet e 2024-ës.

Krahas Donald Trump që nuk e ka fshehur ambicien për të kandiduar për një mandat të dytë presidencial, një tjetër republikan ka kthyer shikimin nga Shtëpia e Bardhë. Bëhet fjalë për Guvernatorin e Floridas, Ron De Santis. Ai siguroi mandatin e dytë me një diferencë gati 20% ndaj rivalit demokrat, në zgjedhjet për guvernator të zhvilluara po të martën në disa shtete federale krahas atyre për Kongresin.

Por teksa, ai po konsiderohet si “ylli në ngritje” i republikanëve, Trump është hedhur në sulm. Në një deklaratë për shtyp, ish-Presidenti e konsideron De Santisin “një guvernator mesatar”, të cilit i mungon besnikëria, pasi ishte pikërisht Trump që e kishte ngritur si figurë 4 vite më parë.

Duke e quajtur Roni i “çshenjtëruar” referuar mbiemrit të tij De Santis, Trump thotë se ai po luan, duke mos konfirmuar se nuk do të kandidojë për president.

E teksa mungesa e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e mesit të mandatit i atribuohet Trumpit si dështim, mediat amerikane me orjentim konservator si Fox News po flasin gjithnjë e më shumë me tone pozitive guvernatorin republikan, që është po aq konservator sa Trump, si nismëtar i ligjeve kundër migracionit të paligjshëm dhe komunitetit LGBT.

Related Articles

Back to top button
Close
Close