
TARAVARI MBËSHTET VENDIMIN E PRESIDENTIT BIDEN
Ndër risitë e miratuara me dekret nga ana presidentit Joe Biden janë se sanksionet do të përfshijnë edhe bashkëshortët dhe fëmijët e rritur të personave të sanksionuar, liderët apo anëtarët – qeveritarë apo biznesorë – të subjekteve të sanksionuara, si dhe ata nën kontrollin e të cilëve janë personat apo subjektet e sanksionuara.Në dekret thuhet gjithashtu se sanksionet do të zbatohen ndaj personave që në mënyrë direkte ose indirekte kanë marrë pjesë ose kanë tentuar të marrin pjesë në shkeljen, pengimin ose kërcënimin e zbatimit të sigurisë rajonale, marrëveshjeve të paqes ose marrëveshjeve të njohjes reciproke në Ballkanin Perëndimor.
“…Përfshirë Marrëveshjen e Prespës 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshja e Dejtonit; ose konkluzionet e Këshillit për Zbatimin e Paqes mbajtur në Londër në dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes ose Bordit të tij Drejtues; ose Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ose, në lidhje me ish-Jugosllavinë, Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale…” thuhet në urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga presidenti amerikan.
Vendimin e presidentit Joe Biden e përshëndet lideri I Ash-së Arben Taravari. Thotë se si qeveri qëndrojnë pas çdo vendi të SHBA-ve.
Padyshim që po, unë mendoj se qeveria deri tash ka dëshmëuar se fuqishëm qëndron pas të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos atz ku kanë qenë të kyçura SHBA. Unë I përshëndes masat e fundit të DASH dhe Bjaden dhe ne nuk kemi problem ata të cilët kanë problem le të jenë më të vëmendshëm.
Rregullorja e re mbulon gjithashtu personat që ndihmuan, sponsorizuan ose ofruan mbështetje financiare, materiale ose teknologjike, mallra ose shërbime për të mbështetur personat në listën e sanksioneve, pastaj ata që kontrollohen të veprojnë drejtpërdrejt ose indirekt për ose në emër të personave të sanksionuar.



