BotaLajmeTopLajm

ShBA: Mbi 20.000 luftëtarë rusë të vrarë në Bakhmut

Më shumë se 20.000 luftëtarë rusë janë vrarë në betejën për qytetin ukrainas të Bahmutit, në pesë muajt e fundit, njoftojn autoritet amerikane.
Rreth 80.000 të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke u thirrur në informacione të deklasifikuara të inteligjencës.
Gjysma e të vrarëve janë nga grupi privat mercenar “Wagner”, tha ai. Nëse është i saktë, numri i viktimave ruse tejkalon popullsinë e qytetit të Balhmutit përpara luftës, që përbëhej prej rreth 70.000 banorësh.
Moska po përpiqet ta marrë kontrollin e Bakhmutit që nga viti i kaluar. Beteja për qytetin e vogël, ku kanë mbetur vetëm disa mijëra civilë, ka marrë një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët. Megjithatë, Ukraina kontrollon tani vetëm një pjesë të vogël të këtij qyteti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close